“Sot ishte një Shqipëri me karakter”, Kristjan Asllani flet pas fitores: Nuk rri dot pa prekur top gjatë lojës

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka arritur që të fitojë kundër Gjeorgjisë në transfertë. Kuqezinjtë kanë arritur tia dalin falë golit të Kristjan Asllanit në fillimin e pjesës së dytë. Pjesa e parë ishte shumë impenjative dhe foli më shumë për vendasit. Në të dytën, Shqipëria jo vetëm që shënoi me Asllanin, por kishte të paktën edhe tre mundësi të mira shënimi goli. Dy prej tyre janë shpërdoruar nga Bajrami, por për fat të mirë ia dalim në shifrat 0-1 dhe mbetemi ende në lojë për vendin e parë në grup. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”.

Asllani: “Prita zgjuar deri në orën 2 që të uroja vëllain. U zgjova në mëngjes dhe i thashë Fatosit që të ma bënte një bluze urimi, sepse nuk i dihej. Sot ishte një ndeshje e vështirë. E dinim që ata do të luanin kështu. Por me karakter fituam. Mbrojtëm të gjithë. Nuk ishte një ndeshje çlirimi. E dimë që kemi marrë kritika pas humbjes me Çekinë, por nuk duhet të mendojmë se çfarë thotë të tjerët. Kur ekipet mbyllen shumë nuk i prek shumë topa mbrapa linjës. Kështu që zbres unë poshtë, sepse nuk rri dot pa prekur top në lojë. Tuci më dha një super top dhe më pas shkoi brena (në rrjetë). Unë kur hyj në fushë, hyj për të fituar. Sot kemi qenë skuadër, jemi mbrojtur shumë mirë. Ishte vërtetë shumë e vështirë në këtë stadium plot me tifozë. Ishte një Shqipëri me karakter” .

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...