SPAK merr në pyetje vajzën që ishte në zyrën e Gjicit, sa vite burg rrezikon

Date:

- Advertisement -

Kanë dalë detaje të reja lidhur me videoskandalin ku ëhstë i përfshirë ish-kryebashkiaku i Kukësit (i shkarkuar nga qeveria), Safet Gjici.

Në media është bërë publik identiteti i vajzës që shfaqet në video, për të cilën theksohet se është 40-vjeçe dhe është nga qyteti i Beratit.

Burimet theksojnë se 40-vjeçarja Alma K. e cila shihet në video duke kryer marrdhënie seksuale në zyrën e Gjicit, ëhstë e martuar në qytetin e Durrësit me H.Ll, ndërsa theksohet se është biznesmene dhe ka një kompani këshillimi në Tiranë.

Nga informacionet e tjera theksohet se Alma.K tashmë po merret në pyetje nga prokurorët e SPAK për të mësuar më shumë rreth videoskandalit.

Gjithashtu janë zbardhur dhe akuzat ndaj Safet Gjcit, i cili akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.

Lidhur me këtë akuzë në nenun 248 të Kodit penal parashikohet dënimi deri në 8 vite burg.

Pritet që SPAK, të shoqërojë kryebashkiakun Safet Gjici, tashmë të shkarkuar me qëllim marrjen e tij në pyetje. Ndërsa SPAK, po analizon situatën dhe ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...