Kjo do të ishte java e ëndrrave për turistët spanjoll Ruben Robles dhe Jessica Sales, mirëpo linja ajrore Wizz Air “u kujdes” që t’ja shkatërronte më së miri.
Çifti i kanionistëve prej muajsh ishin përgatitur për të njohur kanionet dhe natyrën e Shqipërisë.
Ata kishin planifikuar një sërë aktivitetesh, të shoqëruar edhe nga spanjollë të tjerë, të cilët po ashtu kishin ardhur në vendin tonë për të njëjtin qëllim.
Mirëpo, asnjë nga planet e tyre nuk ka arritur të zbatohet pasi ndonëse ata kanë ardhur në Shqipëri, valixhet e tyre vazhdojnë të jetë në Barcelonë, në aerportin El Prat.
“Shkak duket se është bërë greva e firmës që ngarkon valixhet në avionë. Një koleg ka një lokator GPS në valixhen e tij dhe i thotë se janë ende në Barcelonë. Na kanë ngatërruar udhëtimin. Fluturimi duhej të nisej në dhjetë, hipëm në aeroplan në njëmbëdhjetë dhe ai nuk u ngrit deri gati në një. Ata që erdhën të shtunën kishin katër orë në aeroport. Dhe për më tepër, kur mbërritëm, të gjithë u gjendëm pa bagazhe”, tha ai i indinjuar.
Fatkeqësisht, nuk është e çuditshme që disa valixhe mund të humbasin, të mbërrijnë më vonë ose të mos arrijnë fare në destinacion.
Rasti i veçantë i Ruben dhe Xhesikës është se valixhet e tyre në Shqipëri nuk mund të kryejnë asnjë nga aktivitetet që kishin në rendin e ditës:
“ Ky material nuk mund të blihet apo të merret me qira këtu. Vlera e tij është rreth 3000 euro dhe përfshin litarë, kostume, parzmore… gjithçka që është e nevojshme për t’u varur nga muret”, shtoi ai, teksa më tej tregoi se deri më tani linja ajrore Wizz Air nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe e vetmja gjë që ata i kanë dhënë është se ‘s’kanë çfarë të bëjnë”./voxnews.al