Dita e djeshme është për t’u harruar te AEK. Klubi grek humbi me rezultatin 3-1 përballë Noah dhe antagonisti ishte padyshim Thomas Strakosha.
Portieri i Kombëtares shqiptare u bë viral për golin e dytë që pësoi. Portieri kundërshtar i shënoi me goditje nga porta e tij në fundin e takimit. Por jo vetëm kaq, ishte pikërisht një gafë e Strakoshës në minutën e 33 që i dha mundësi armenëve për të barazuar. Më pas ndodhi dhe përmbysja e madhe.
Gafa e golit nga 100 meter, video:
⚽️ Goal: Ognjen Čančarević | FC Noah 2-1 AEK Athens
Noah goalkeeper Ognjen Čančarević took a shot from one goal to the other and it was a goal. Incrediblepic.twitter.com/10UJoc8EbS
— PushGoals (@PushGoals) August 6, 2024
Me përfundimin e ndeshjes, tifozët vërshuan me komente negative në rrjetet sociale të AEK. Për këtë klubi grek mori vendimin drastik që të bllokojë komentet.
Kujtojmë se ky çift do vendosë cili prej dy kundërshtarëve kalon në “play-off” të Conference League. AEK shpreson që të kthejë gjithçka në Greqi, kur të luhet ndeshja e kthimit.