Sulmi ndaj policisë shqiptare në veri Kosovës, Kurti: Të dorëzohen 30 të armatosur serbë

Date:

- Advertisement -

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në u vra nga grupet kriminale serbe polici shqiptar i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ky i fundit me gradat rreshter, bashkë me një polic tjetër kufitar u plagosën me armë nga serbët. Për fat të keq Bunjaku ndërroi jetë, ndërsa polici tjetër fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u pyet nëse sulmi ku u vra polici në veri mund të jetë kryer nga grupi mercenar rus Wagner. Hoti u shpreh se janë diskutuar dhe trajtuar të gjitha mundësitë pasi ka pasur informacione për prezencë të këtyre personave.

”Sa i përket grupit Wagner, kemi pasur informacione edhe më herët, kemi pasur informacione që individë të grupit Wagner po lëvizin ose mund të lëvizin, ose mund të sulmojnë. Të gjitha janë trajtuar. Mirëpo deri më tani nuk kemi diçka të argumentuar, të faktuar. Ju e dini që gjykatat kërkojnë gjithçka të dokumentuar. Prandaj si informacione i kemi trajtuar dhe jemi duke i trajtuar”, u shpreh Hoti.

Ndërkohë në një deklaratë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë një polic, janë konstatuar 30 persona të armatosur rëndë.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, që ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe që i ftoj të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po i sulmojnë policinë tonë, edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun e kanë plagosur Alban Rashitin”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...