Keidi Bare është një nga 28 futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho për sfidat e këtij muaji që Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Përkatësisht më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45.
Mesfushori rikthehet në listën e Kombëtares pas disa muajsh, teksa aktualisht po vuan nga disa probleme fizike. Sylvinho u shpreh ditën e djeshme në konferencën për shtyp se lojtari do t’i nështrohet vizitave nga stafi i Kombëtares për të mësuar më pas edhe gjendjen e tij.
Ndërkohë nga ana tjetër trajneri i Real Zaragoza, Victor Fernandez i ka bërë “bllokatë” fierakut, ndërsa ëshë shpehur për mediat se prej disa ditësh Bare nuk stërvitet dhe grumbullimi me Kombëtaren nuk duhet të mendohet.
Por çfarë do të ndodhë tashmë me Keidi Baren, i cili nga njëra ana pritet nga Sylvinho dhe nga ana tjetër ka trajnerin e skuadrës spanjolle. A do të vijë mesfushori në Tiranë dhe gjendja e tij të shikohet edhe nga stafi mjekësore i Kombëtares apo mes palëve do të arrihet një dakortësi që futbollistë të qëndrojë në Spanjë? Mbetet të shihet ditën e nesërme ose të hënën se çfarë do të ndodhë me lojtarin.