Shqipëria luan fatet e grupit në ndeshjen me Ukrainën. Takimi zhvillohet në Tiranë, por një barazim si me çekët nuk dëshirohet më.
Sylvinho ka pikëpyetje për sulmin. Tekniku brazilian i ka dhënë mundësinë Tucit të startojë 2 herë dhe ai shprehet i kënaqur me karakteristikat që jep lojtari i Sparta Pragës. Në stol ka Uzunin që mund të jap shumë. Goleadori i Granadës është i motivuar të jap gjithçka dhe kjo duekt në stërvitjet e publikuara.
Aludfohet se sulmuesi Mirlind Daku do të ketë shansin kundër ukrainasve. Lojtari që luan në Rusi e njeh futbollin lindor dhe pak a shumë Ukraina luan të njëjtin stil. Daku ka shkëlqyer me Rubin Kazanin prej kohësh dhe qasja e modulit mund të jetë në favor të tij. Rikthimi i “bomberit” në formacion do të ishte një sprovë e madhe në një takim kaq shumë kritik për fatet e Shqipërisë.