Kombëtarja më në krye Sylvinho do të luajnë miqësoren e parë të këtij muaji përpara startit të Euro 2024. Një duel shumë i rëndësishëm dhe që merr vëmendjen kryesorë të tifozëve, pasi kurioziteti është i madh për të parë se si do të jetë performanca e ekipit në fushën e lojës.
Shumë diskutime ka patur dhe vazhdon të ketë për listën e të grumbulluarve nga braziliani, i cili synon që t’u mbyll gojën të gjithë kritikëve dhe ndaj Lihtenshtejnit në orën 20:00 do të synojë fitoren.
Të gjithë lojtarët do të jenë në “provë” para startit të Kampionatit Eruopian, ku kërkohet të luftohet për çdo centimetër të fushës. Gjithsesi pas përgatitjeve intensive të ekipit, Sylvinho ka një ide se me cilët lojtarë do të zbresë në fushë dhe të gjithë do shikojmë një “grimcë” të Shqipërisë “eruopiane”.
Në këtë miqësore nga minuta e parë pritet ta nisin Mirlind Daku dhe Arbër Hoxh, teksa në mbrojtje ka disa dilema nëse do të duhet të luajë Mihaj krah Ismajlit apo Kumbulla. Gjithashtu braziliani ësht ënë dilemë nëse duhet t’i besojë Naser Alijit, apo të vazhdojë me të “palodhurin” Mario Mitajn në krah.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Mihaj (Kumbulla), Aliji (Mitaj), Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku. Trajner: Sylvinho.