“Tani kemi trajnerin e duhur”, Cikalleshi: Nëse jam problem unë largohem, por nuk braktis anijen

Date:

- Advertisement -

Sokol Cikalleshi u shpreh i lumtur pas ndeshjes, aty ku u shpreh se trajneri Silvinjo është i duhuri për Kombëtaren, por shtoi se duhet edhe shumë punë për Europianin.

“Shtyllat? Kur fitojmë, s’ka problem le ta godas shtyllën por kur na dënojnë me rezultat negativ na ngel pishman. Sot jo, nuk kam asnjë pishman.

Situata në nëntor dhe deklarata për largim? Gjërat kanë ndryshuar por nuk mund të kalojmë në eufori sepse sot bëmë detyrën. Europiani vazhdon të jetë i vështirë sepse kemi edhe 6 finale. Sot bëmë detyrën dhe duhet të vazhdojmë me këmbë në tokë. Jemi në rrugën e duhur dhe kemi trajnerin e duhur. Duhet që ne futbollistët të japim atë që trajneri kërkon dhe Europiani është i vështirë e duhet shumë punë.

Tërheqja nga zona? Duke qenë se Moldavia luante me 5 nuk linte hapësira pas shpine dhe nga analizat e bëra, 3 qendërmbrojtësit nuk sulmonin sulmuesin. Ishte iniciativë e trajnerit por edhe mua më pëlqen të luaj mes linjave. Në fundin e pjesës së parë kërkova të jem më lart dhe më statik për t’u bërë ndihmë për shokët por me golin gjërat u bënë të thjeshta dhe duhej vetëm menaxhim i rezultatit. Mendoj se bëmë ndeshje relativisht të mirë ndaj një kundërshtari më të dobët se ne por kemi hasur vështirësi me ekipe që na mbyllen. Pamë Kombëtare me shpirt gare dhe me rritje nga viti i kaluar. Kemi 6 finale.

Tifozët? Është kënaqësi sepse janë lojtari i 12 dhe gjithë ndeshjen na kanë mbështetur dhe i falënderoj. Është e vërtetë që po bëj 10 vite në Kombëtare dhe jam munduar të jap kontributin dhe kam qenë gjithmonë i gatshëm. I kam thënë Dukës që nëse Cikalleshi është problem unë tërhiqem, por ai qeshi. Kur u ndërrua trajneri, nuk mund të braktisja anijen. Nëse jam problem largohem edhe sot por nuk e braktis”, tha Cikalleshi në “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...