“Te Bello duhen armë”, Kjo është VIDEO ku Cllevio kërcënonte Noizy-n: E mira është ta marrim peng, ose ta groposim!

Date:

- Advertisement -

Reperi Noizy, denoncoi më 13 Prill Kleviol Ahmetin në Polici. Sipas reperit, Cllevio e kërcënonte me jetë herë pas here në rrjetin social ‘Tik Tok’, duke i ngjallur frikë dhe ankth. Pas denoncimit, Policia bëri ndalimin e Kleviol Ahmetit në Rinas, në momentin që ai u kthye nga Italia. Po çfarë ka thënë Cllevio?

Në një video live në TikTik, Cllevio dëgjohet të thotë se për t’u përballur me Noizyn duhen armë, pasi ka truprojat më të mëdha se ai. Po ashtu, Cllevio thotë se janë disa mundësi; ose ta marrin Noizy-n peng ose ta groposin.

‘Te Bello duhen armë. Hajde mbaje majorin me grushta. Unë nuk jam budalla që të shkoj te ai me grushta. E mira ishte që e merrnin Noizyn peng. Tani është një e keqe, duhet lënë Noizy të jetojë apo ta groposim. Se kur të kthehet në bazë do thotë ishte Cllevioli, denoncim direkt më kap Interpoli’.

Ditën e sotme reperi Noizy (Rigels Rajku) tërhoqi denoncimin ndaj Cllevios (Kleviol Ahmeti). Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Noizy thekson se nuk do të bëhet shkak që dikush të qëndrojë brenda qelisë.

Ai tregoi historinë sesi nisi përplasja ‘virtuale’ me Cllevion, që nga konflikti fizik te Currilat, ndjekja e të atit Bashkim Rajku e deri tek vendosja e tritolit. Reperi thekson se gjatë morisë së ngjarjeve me Cllevion, është bindur nga vëllai i Kleviol Ahmetit ‘qerosi’ dhe nga ‘pedagogu’.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...