“Te Granada më adhurojnë, nuk ulem dot as në restorant”, Myrto Uzuni: Flasin golat për mua, do të shënoj edhe në Kombëtare

Date:

- Advertisement -

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit shqiptarë më në formë të momentit. Lojtari beratas numëron 8 gola deri më tani në kampionat, teksa a shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania”, Uzuni ka folur për situatën e tij te Granada dhe për Kombëtaren kuqezi. Futbollisti 29-vjeçar është shprehur se te klubi spanjoll tifozët e adhurojnë, çka ka bërë që në qytet t’i mungojë privatësia. Sa i përket ekipit kombëtar, Uzuni është shprehur besimplotë se golat do të vijnë edhe me kuqezinjtë, pasi tashmë Silvinjo e vlerëson si një qendërsulmues dhe jo si një sulmues krahu.

“Më mungon vetëm një gol për të qenë golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. Kjo vjen pas një pune shumë të lodhshme, dedikim i madh. Ndihem shumë mirë këtu në Granada. Njerëzit më adhurojnë. Nuk mundem dot as të ulem në restorant, sepse njerëzit vijnë dhe më thonë: ‘Bëjmë një foto të lutem’! Pjesa e privatësisë është e vështirë në Granada, prandaj mundohem të dal jashtë qytetit.

Besoj se edhe golat me Kombëtaren do të vijnë. Sidomos tani që Silvinjo më sheh si sulmues. Kur je sulmues, atë rol që unë di të bëj më së miri, edhe golat do të vijnë. Nëse shikojmë statistikat, në tre vitet e fundit që luaj sulmues kam shënuar 41 gola dhe nuk janë pak. Numrat flasin vetë, nuk është nevoja që unë të flas”, ka deklaruar Myrto Uzuni./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...

1+1=2! Çfarë na mësoi humbja me Ukrainën?

Shqipëria humbi në shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në ndeshjen...