Altin Çoku, 39-vjeçari që u arrestua pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini, është një emër i njohur në rrjetet sociale, për policinë por edhe banorët e Laçit.
Joana, një vajzë e re nga Laçi ka treguar në rrjetet sociale historinë e Altin Çokut, mashtrimet dhe kërcënimet e vazhdueshme të tij. Ajo thotë se Altini nuk ka lindur me probleme të shëndetit mendor, por shtiret në rrjetet sociale për të mashtruar ndjekësit dhe përfituar para prej tyre.
Edhe me gruan e tij, Joana thotë se Altini është martuar duke e mashtruar. Ajo thotë se Altini dhe bashkëshortja e tij janë njohur në rrjetet sociale, por ai ka përdorur fotot e vëllait të tij për të mashtruar vajzën dhe dalë në takim me të. Sipas saj, kur vajza e ka kuptuar kush është familjarët e saj kanë bërë denoncim në polici, por Altini i ka kërcënuar me armë duke iu thënë se ai dhe vajza duheshin dhe e ka marrë me forcë në shtëpi.
Por edhe para se të martohej, Joana thotë se Altini synonte vajzat e lagjes, (9-13 vjeçe) dhe i kërkonte mamasë së tij të ndërhynte për të.
Ajo thotë se prej vitesh Altini ishte rrezik për komunitetin, por deri më tani askush s’kishte reaguar.
“‘E gjith lagjia nr 6 ne qytetin e lacit jan ne dijeni per historin e tij, edhe perse disa prei banoreve kan levizur nga ajo lagie. Akoma nuk e kpt pse heshtin dhe bejn shyqyr qe e kan ndihmuar kete qelbsire. Ku aty ne ate lagie jan me shume se 1 familje qe kan nevoja per ndihma economike. Por ndihmojn nje kungac mashtrues e vrases. Plus nuk mendoi qe ajo vajza ka vrare veten. Por e kan vrare.“