‘Tentova të hidhem nga kati i 5-të’/ Ky është 31-vjeçari nga Tirana, torturoi të dashurën e tij për 1 javë!

Date:

- Advertisement -

Ky është Gleard Gusholli, 31-vjeçari i arrestuar në Tiranë pasi ka dhunuar në mënyrë barbare dhe mbajti peng për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare në afërsi të zonës së ish-Parkut të Autobusëve, në rrugën “Frosina Plaku”.

Bashkë me të janë arrestuar dhe 4 persona të tjerë pasi ishin bashkëpunëtorë të tij në ‘çmendurinë’ barbare duke e ndihmuar të riun për t’u fshehur dhe prishur provat në vendin ku e reja u mbajt e dhunua në mënyrë sistematike për një javë, të cilët u arrestuan.

E reja e cila u dhunua barbarisht nga Gusholli u dërgua fillimisht në një klinikë private pranë Komisariatit nr. 2 nga dy vajza, njëra prej të cilave rezultoi të ishte motra e agresorit Gusholli, e cila dërgoi më pas hetuesit në banesën ku vajza u mbajt peng dhe u dhunua. Vajza më pas u dërgua në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar pasi gjendja e saj ka qenë kritike, e goditur, rrahur dhe gjakosur në të gjitha pjesët e trupit. Gjatë kontrollit në banesën ku e reja u mbajt dhe dhunua për ditë me radhë, Policia gjeti dhe sekuestroi kokainë dhe mjete që përdoren për konsumimin e kësaj lënde narkotike.

Si provë materiale Policia gjeti edhe një këmbë karrigeje, me të cilën dyshohet se 31-vjeçari dhunoi barbarisht të renë që kishte disa kohë që kishin krijuar marrëdhënie intime.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...