Sanja Telhallari është noterja, e cila u tentua të grabitej ditën e sotme nga një i ri. Gjithashtu ajo u godit me shuplakë nga hajduti në sy të efektivëve të policisë.
I riu, i cili u arrestua më vonë, mori nga tavolina çelësat e noteres dhe nxitoi të grabiste G-Classin e saj. Noterja Telhallari, bashkë me bashkëshortin e ndoqën dhe e ndaluan teksa ai ishte në timon.
Policia njoftoi pas ngjarjes se kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
Gjithashtu, 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.
Nuk dihet nëse i riu ka tentuar të vjedhë një makinë çfarëdo, apo kishte piketuar me qëllim makinën e noteres, për shkak të një konflikti. Noterja Telhallari është e njohur edhe në media. Shpeshherë ajo ftohet në studio televizive për të dhënë opinionin e saj në lidhje me tema të caktuara.