“Tërhiqu ose të vrava”/ Alcanët i dërguan njerëz Eral Myftarajt për tenderin e Tiranës, i kërcënuan edhe familjen

Date:

- Advertisement -

Eral Myftaraj është biznesmeni i kërcënuar për tu tërhequr nga tenderi. Ai është pronar i kompanisë “Meteo”. Dyshohet se Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir, kanë kërcënuar me jetë Myftarajn. Tensioni ka shkuar deri në dërgimin e personave me precedent kriminalë për ta përndjekur dhe kanosur.

Raportohet se këta persona janë me banim në Lezhë dhe Burrel, por jetojnë prej vitesh në Kamzë. Ata e kanë kërcënuar Myftarajn të tërhiqet nga një tender, të cilin e kishte fituar në Bashkinë e Tiranës për furnizimin e shkollave me lëndë drusore për ngrohje.

Deri më tani janë arrestuar Algert Alcani, 27 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç, pronarë të “Alcani Sh.p.k”, si dhe Edmir Boci. Gjithashtu është shpallur në kërkim 38-vjeçari me inicialet L.K, për të cilin forcat RENEA kanë dalë në terren.

DINAMIKA – Eral Myftaraj zotëron një kompani me qendër në Cërrik. Ai fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla, i hapur nga Bashkia Tiranë. Telashet nisën më pas, sepse ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por biznesmeni nuk u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet.

Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i “Alcani Sh.p.k”, që fitonte thuajse gjithë tenderët për lëndët drusore, që jepeshin nga Erion Veliaj dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...