Sibora Abedini është 27-vjeçarja që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një foto intime e saj.
Por familjarët e të resë kanë dyshime se ajo mund të jetë vrarë, pasi thonë se ajo kurrsesi nuk mund të linte jetime vajzën 2-vjeçare që ka.
Tezja e 27-vjeçares duke folur për mediat tha se Altin Çoku, i arrestuari për këtë ngjarje, mund ta ketë shtyrë nga kati i katërt pasi ajo kishte dalë për të pirë cigare.
“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”.