Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë pas një sherri të ndodhur një ditë më parë.
Ky sherr i ndodhur brenda ambienteve të pallatit rezidencial është bërë publik edhe në media. Në pamje duket momenti kur Elia Zaharia përplaset me princin dhe i bërtet duke i përmendur babain, bukën dhe edukimin.
“Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën. Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. T’i ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”.
Princi ka regjistruar këtë moment dhune dhe pamjet i ka dorëzuar në polici, ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Pas kësaj ai është paraqitur edhe në spitalin “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor.