Tirana është qyteti më “dembel” i vendit, gati gjysma e popullsisë nuk duan të punojnë

Date:

- Advertisement -

Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme, por po, Tirana është qyteti më “dembel” në Shqipëri. Kryeqyteti është qyteti me më së shumti të papunë, të cilët as nuk janë në kërkim të një pune. Raporti i fundit i INSTAT për 3-mujorin e fundit të vitit 2022 tregon se 42% e popullsisë mbi 15 vjeç në kryeqytet nuk janë aktiv në punë prej disa vitesh.

Kjo është hera e parë që Tirana renditet në vendin e parë për këtë tregues, teksa ka parakaluar Lezhën, që prej shumë vitesh kryesonte këtë tregues. Emigrimi dhe pagat e ulëta janë një nga arsyet kryesore përse kryesisht të rinjtë zgjedhin të mos punojnë fare në vendin e tyre, por të presin për të marrë rrugën e emigrimit drejt shteteve më të zhvilluara ekonomikisht.

Ky tregues, përveçse tregon se një pjesë e popullsisë janë “dembelë”, por dëshmon gjithashtu se tregu i punës në kryeqytet ka probleme të mëdha. Megjithëse Tirana përbën 60% të kapitalit ekonomik të të gjithë vendit, gjysma e popullsisë nuk dëshiron të punojë, edhe pse të gjesh një punë është një mision jo i vështirë për shkak se shumë degë të biznesit kërkojnë forcë punëtore.

Nga 12 qarqet e Shqipërisë, pas Tiranës vijnë Lezha, Dibra dhe Vlora. Nga ana tjetër, qytetet më “punëtore” janë Berati, Korça dhe Elbasani. Në të gjithë vendin popullsia joaktive kap shifrat e 860 mijë personave. Personat joaktivë, ose jashtë forcës së punës, janë persona që nuk punojnë, dhe as duan punë sepse janë duke vazhduar shkollën, janë në pension apo me aftësi të kufizuara, mund të jenë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ose nuk kërkojnë punë, sepse besojnë se nuk mund ta gjejnë atë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...