Leksion për të gjithë, i riu pastron rrugën pa dy këmbët e me duar të gjymtuara (Video)

Date:

- Advertisement -

Kemi dy këmbë, dy duar dhe përtojmë të kapim edhe pultin e televizorit apo të bëjmë diçka super të thjeshtë. Nëse do të na thoshin të shkonim e të pastronim rrugën, shumicës prej nesh do të na dukej një budallallëk me brirë, edhe sikur të na jepnin para.

Por nëse shikoni këtë video, me siguri për një moment do ta përçmoni veten dhe do ta kritikoni fort në mendimet tuaja. Siç duket, ky djalosh nuk ka dy këmbët e tij dhe duart mesa dallohet i ka gjithashtu të gjymtuara. Por ai nuk ndalet.

SHIKO VIDEON E TË RIUT

Pavarësisht të gjitha vështirësive që e përball jeta, ai ka dalë nga shtëpia e tij me një fshesë në dorë dhe ka marrë mundimin të pastrojë rrugën.

Me qetësinë e tij, dalëngadalë, ai shihet teksa pastron me kujdes rrugën, ndërkohë që kalimtarët dhe makinat kalojnë e qëndrojnë tërësisht indiferentë, të paktën sa i përket veprimeve, sepse ndoshta në mendime u kalojnë shumë gjëra.

Shihni këtë djalosh, kush e gjen në rruga ta ndihmojë, e kush s’e gjen, ta përdorë këtë video për tu çuar nga divani dhe për të luftuar. Shteti? I ka harruar me kohë këta persona, por shpresojmë të zgjohet pasi të shohë këtë video kaq shpresëdhënëse.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...