Trafikonte emigrantë me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari shqiptar me dy emra

Date:

- Advertisement -

Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet tona, është ekstraduar nga Suedia ku ishte arrestuar.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari me dy identitete, Klajdi Kondo alias Klajdi Meto, lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

34-vjeçari akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Indianët punësohen në Pogradec, nga inxhinierë e deri në punëtorë të thjeshtë, ja kush po i shtron rrugët e qytetit

Emigracioni i lartë, por edhe kërkesat e tregjeve ndërkombëtare...

Itali/ Maria 42 vjeç lë takim me 17-vjeçarin, ai e vret

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë, ku një...

Zi në familjen e legjendës së Tiranës, Rezart Dabulla humbet njeriun e zemrës

Një lajm i trishtë vjen nga familja e Rezart...

E rëndë në Shkup: Persona të maskuar sulmojnë presidentin shqiptar të Federatës së Futbollit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e...