Trajneri i Armando Brojës mund të largohet nga Fulhami, klubi i Premier League-s e dëshiron në krye të pankinës

Date:

- Advertisement -

Armando Broja nuk po merr minutat që priste te Fulhami. Marco Silva po i beson Munizit majën e sulmit, për shkak se ky i fundit po tregohet vendimtar me golat e shënuar. Trajneri portugez po merr rezultate pozitive në krye të Fulhamit, duke tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera të Premier League-s.

“GiveMeSport” raporton se Silva ka përfunduar në listën e dëshirave të West Ham-it. David Moyes-i rrezikon shkarkimin nga detyra dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur pasardhësin e tij. Profili i Marco Silvës përlqehet së tepërmi nga klubi londinez, që dëshiron ta ketë në krye të pankinës. Gjithashtu, alternativë për stolin e West Hamit janë edhe Thomas Tuchel-i, Paulo Fonseca dhe Arne Sloti.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...