Tritoli në shtëpinë e motrave Nikolli, ndërron jetë fqinji 26-vjeçar që mbeti i plagosur

Date:

- Advertisement -

Enea Themollari, 26 vjeçari që u plagos gjatë shpërthimit me tritol në Elbasan ka ndërruar jetë sot në spital pas më shumë se dy muajsh luftë për jetën.

I riu nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi me tritol në korridorin e katit të katërt të një pallati në Elbasan, më 14 korrik.

Shpërthimi kishte si objektiv motrat Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat jetonin me qira në apartamentin ku ishte vendosur lënda shpërthyese.

Tritoli ishte vendosur në derën e hyrjes së apartamentit në pronësi të një 59-vjeçari dhe motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të atentatit.

Themollari, që u gjend në vendin e ngjarjes, u plagos rëndë nga shpërthimi dhe që prej asaj dite ndodhej në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë, por sot fatkeqësisht ka humbur jetën.

Ngjarja tronditi qytetin e Elbasanit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit dhe rolin e përfshirëve, përfshirë Dumanin, vijojnë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...