Kristi Balukja është 25-vjeçari që mbeti I vdekur në atentatin e dështuar në Elbasan mëngjesin e sotëm.
I riu ishte duke i vendosur një sasi tritoli makinës së shtetasit Renato Çepa, kur lënda shpërtheu në dorë duke I marrë jetën.
Hetimet paraprake flasin për një konflikt të vjetër mes viktimës dhe shënjestrës së atentatit, por ende nuk dihet saktësisht për çfarë bëhet fjalë.
25-vjeçari Balukja nuk kishte precedent penalë, ndërsa Renato Çepa ësht një emër I njohur për Elbasanin dhe policinë dhe njihet si “Kel Llumi”.
Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.