Trump e zgjodhi në krye të CIA-s, “çmenden” mediat serbe, publikojnë foton e Ratcliffe teksa bën shqiponjën me duar

Date:

- Advertisement -

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se John Ratcliffe, ish-drejtori i tij i inteligjencës kombëtare, i cili është renditur si një “kontribues” në Projektin 2025 , është zgjedhja e tij për të udhëhequr CIA-n.
Por kjo duket se nuk u ka pëlqyer disa mediave serbe, teksa kanë rikthyer sot një foto të disa kohëve më parë, kur John Ratcliffe bënte shqiponjën me duar.

Ata e cilësojnë skandaloze këtë foto, ndërsa shtojnë: Në një fotografi të një periudhe më të hershme, John Ratcliffe ka treguar me duar “Shqiponjën shqiptare”, simbol i Shqipërisë së Madhe dhe duke bërë thirrje për shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetit të vendeve në Ballkan.

“Ratcliffe njihet për lidhjet e tij të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë dhe foli si i ftuar special në “Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare në të gjithë SHBA”, të mbajtur në Nju Jork, organizuar nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan”, shkrua më tej “Informer”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...

1+1=2! Çfarë na mësoi humbja me Ukrainën?

Shqipëria humbi në shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në ndeshjen...

Ëndërruam vendin e parë, por përfunduam në vendin e fundit! Ukraina na dërgon në ligën C

Një mbrëmje për t’u harruar në “Air Albania”. Kuqezinjtë...