U bë e famshme në “TikTok”, nusja nga Mallakastra dy javë pas dasmës shkon në TELEVIZON për të ndarë burrin!

Date:

- Advertisement -

Të gjithë e dinë që pas dasmës vjen muaji i mjaltit, mirëpo ky nuk është rasti i Briseldës nga Mallakastra e cila pas kurorëzimit ka kërkuar live në studio që të ndahet nga bashkëshorti i saj.

Briselda një personazh mjaft i njohur në rrjetin social “TikTok”, dy javë më parë celebroi dashurinë e saj me një djalë më të vogël në moshë se ajo.

E pasi e ekspozoi martesën në rrjetet sociale shumë komentues e kanë kritikuar dhe paragjykuar, madje disa edhe e kanë mallkuar duke mos kursyer as djalin e saj të mitur.

Kjo situatë e ka prekur mjaft Briseldën e cila prej vitesh jeton në Amerikë dhe ka marrë vendimin e vështirë për të ndërprerë martesën me “princin e saj të kaltër”, ashtu si dhe ajo i referohet bashkëshortit të saj.

“Unë jam martuar para dy javësh me një djalë që e dua shumë. Jam 36 vjeçe. Kam ardhur sot këtu se dua të ndahem nga burri. E kam marrë me dashuri, të dy duhemi shumë, por opinioni publik komentet negative më kanë sulmuar mua. Unë personalisht nuk e përballoj dot më.

Unë kam jetuar jashtë shtetit, Amerikë, nuk ka paragjykime kurse këtu po has shumë paragjykime.

Mua po më shqetësojnë shumë. Janë sepse ai është më i vogël se unë. Kanë arritur deri aty, të vdektë djali, të vdektë burri. Jam aq e trishtuar sa këtë gëzim të madh ma kanë kthyer në një trishtim të madh. Kam një djalë 9 vjeç, kam qenë e martuar më parë me një doktor, ai ishte më i madh se unë.

Kur do e kuptojnë shqiptarët se njerëzit kanë jetën e tyre dhe le të martohen me kë të duan”, tha ajo teksa më tej bëri me dije se në ditën e saj më të lumtur familjarët, fisi, për shkak të paragjykimeve nuk shkuan në dasmën e saj.

“Nuk erdhën në dasëm, njerëzit që unë kam respektuar nuk erdhën. Pse na turpërove që u martove me një më të vogël më thanë”, tha ajo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...