Gjatë ditës së sotme u gjet i mbytur në Ksamil një 40-vjeçar. Mësohet se viktima është zhytësi i njohur Ardit Alikaj. Ky i fundit u gjet i vdekur këtë të diele në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.
Zhytësi i njohur ishte baba i dy fëmijëve, dhe kishte shkuar për të peshkuar në liqen rreth 03:00 të mëngjesit. Alikaj është gjetur pa shenja jete nga shoku i tij i cili ka njoftuar policë.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e qytetit dhe më pas drejt Tiranës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.