UEFA ka vendosur që për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë të jetë Anthony Taylor si gjyqtar kryesor. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Lorenc Jemini, është shprehur se ky arbitër do të favorizojë lojën e çekëve.
“UEFA e ka vlerësuar shumë ndeshjen tonë. Ka sjellë një nga 10 arbitrat më të mirë në botë. Taylor drejton ndeshjet në Premier League, por aktualisht nuk po kalon formë të mirë pasi në dy tre ndeshjet e para në këtë sezon, ka pasur disa probleme. Megjithatë ardhja e këtij arbitri tregon se UEFA e ka vlerësuar shumë takimin.
Ky lloj arbitri është mësuar me stilin anglez dhe do të favorizojë lojën e çekëve. Ata janë shtatlartë dhe te Shqipëria duhet të jenë gati, faulli nuk merret shumë lehtë me këtë arbitër siç mund të jenë mësuar lojtarët tanë në Itali”, tha Jemini.