Në fund të muajit shtator, 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas një ndërhyrje disa orëshe në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.
Hetuesit kanë zbuluar se klinika e Xhaxhos nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur është kryer ndërhyrja. Vajzës së tij, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe ajo e ka marrë atë vetëm 1 muaj pas vdekjes tragjike të 3-vjeçarit.
3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private të Roland dhe Ina Xhaxhos. Babë e bijë janë në hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”. Instituti i Mjekësisë Ligjore zbuloi se vogëlushi kishte humbur jetën për shkak të mbidozës së narkozës gjatë mbushjes së 14 dhëmbëve në klinikën e mjekut anestezist Roland Xhaxho dhe vajzës së tij, Ina Xhaxho.