Vëllezërit Robert dhe Amarildo Bakaj fitojnë në Lezhë! Sigurojnë titujt ndërkombëtar (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Mbrëmja e djeshme ka qenë festive në stadiumin e Lezhës, aty ku vëllezërit Robert dhe Amarildo Bakaj kanë fituar kundër kundërshtarëve respektivë dhe kanë siguruar titujt kampionë në boks.

Roberto Bakaj ka fituar titullin e “Ibo Continental” pasi mposhti kolumbianin Riascos. Boskieri shqiptar numëroi 3 “knock-out” rresht në raundin e dytë, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen. Stadiumi “Besëlidhja” i Lezhës ishte mbushur i gjithi në mbështetje të vëllezërve Bakaj.

Kjo fitore është e 12-ta në karrierën profesionale të Robertos si boksier. E veçanta është se të gjitha fitoret janë mbyllur me “KO”.

Vëllai i vogël, Amarildo Bakaj ka fituar titullin “Wbo Youth”. Boksieri lezhjan triumfoi kundër ganezit Jonathan Mbanugu. Bakaj ia doli me “Knock-Out” t’i shkaktonte kundërshtarit humbjen e parë në karrierë, pasi kishte 10 fitore dhe asnjë humbje. Nuk mundi t’i përmbante lotët e gëzimit Amarildo Bakaj, i cili thekoi se kishte dy vite që e priste këtë moment.

“Kam kohë që e ëndërroj, ishte goxha e vështirë, por siç e patë edhe ju, vazhdoja përpara që ta kisha ndeshjen në kontroll. Ai ishte shumë i gjatë, mbante duart lart dhe shansi im i vetëm ishte që të bëja përpara, të bëhesha më i vogël, që ai ta kishte të vështirë për të më kontrolluar. Isha shumë i stërvitur, në formë shumë të mirë, por ndeshjes nuk i duhet kurrë dhe një grusht ndryshon ndeshjen nga të dyja palët. Jam i emocionuar, sepse kam dy vite që nuk më ka ecur shumë në boks dhe kam pas raste kur kam menduar se kaq ishte me karrierën time, por Zoti ishte i madh dhe sot”, tha Amarildo mes lotësh.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...