Vendimi i Cikalleshit për Kombëtaren, Asani: Ndjehem i privilegjuar që mësova nga ti, do mbetesh një legjendë

Date:

- Advertisement -

Jasir Asani ka qenë një nga futbollistët që kanë bërë postime përshëndetje për Sokol Cikalleshin, i cili sot mori vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare pasi u la jashtë Euro 2024 nga trajneri Silvinjo,

cikalleshi asani shqiperia

Asan ka falënderuar Cikalleshin përkrah të cilit ka luajtur rregullisht që kur u bë pjesë e Kombëtares, duke e cilësuar një legjendë futbollistin për atë që kishte dhënë në fushë e jo vetëm.

“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë 🇦🇱

Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën kuqezi.

Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi”, shkruante Asani në postimin e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...