Alen Sherri ka përmbushur sot një nga ëndrrat e tij në karrierën futbollistike. Portieri shqiptar ka debutuar në një nga kampionatet më të fortë të botës, në Serinë A. Një debutim që i ka sjellë dyfish emocion, pasi përballë kishte Milanin, një nga skuadrat emblemë të futbollit italian.
@milanelcuore24 Leao cagliari milan #calcioitaliano #cagliarimilan #tiktokcalcio #acmilan #footballtiktok ♬ original sound – Mangubat Lejoll
Kuqezinjtë kanë përfunduar nga parajsa në ferr, teksa pas fitores spektakolare kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve, janë ndalur në një barazim nga Kaljari. Sfida ka përfunduar në shifrat 3-3, ku një një gol i Xapas në minutën e 89 i hoqi fitoren nga duart Milanit. Ndërkohë, Sherri ka nxjerrë topin tre herë nga rrjeta gjatë kësaj sfide, ku ka pësuar gol nga Leao (15’, 40’) dhe nga Tami Abrahami (69’)./Sport Ekspres/