Alma Kaçi, në një intervistë për syri tv, tha se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjiçit, tregoi se drejtësia është politike.
Video e Almes qe pati histori me Safetin
Kaçi, tregoi dhe njëherë se qëllimi i saj ishte për të demaskuar zyrat shtetërore.
Më tej, Kaçi shprehet se opinionit publik nuk duhet t’i vijë keq për gojën e saj, por për pushtetin që po abuzon me qytetarët.
“Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto.
Unë mora përsipër shumë rreziqe sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time.
Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar-s’je paguar. Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time.
Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët. Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi Gjicin me 3 vjet burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 2 vjet. GJKKO ndryshoi akuzën për Gjicin, nga ajo e “Korrupsionit” në “Shpërdorim Detyre”