Milani mund të quhet i falur në përballjen me Interin, duke pasur sadopak histori kualifikimi për të diskutuar në ndeshjen e radhës. Kuqezinjtë u mundën me shifrat 0-2, teksa pati edhe dy raste për penallti te zikaltërit.
E para u akordua për Martinez dhe më pas do të anulohej me VAR. Por më shumë diskutime kishte rasti mes Krunic dhe Bastonit. Futbollisti i Milanit goditi si boksier lojtarin e Interit, duke qenë tërësisht i pa interesuar për topin në zonën e kuqezinjëve. Ky rast nuk është dhënë penallti, megjithëse Krunic mund të rrezikonte edhe kartonin e kuq. /Sport Ekspres/