Është arrestuar në Stamboll, Dritan Rexhepi, shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane për trafik droge dhe jo vetëm.
Mediat turke raportojnë se Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës, i cili ishte në kërkim me njoftim të kuq dhe transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë, u arrestua pasi mbërriti në aeroportin e Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emër të Benjamin Omar Perez Garcia.
Menjëherë autoritetet dyshuan te identitieti i tij dhe nisi aksioni për kapjen e tij.
Dritan REXHEPI, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin “Kompanio Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë, ishte i akuzuar për “Vrasje me dashje, Drogë, Rrëmbim/Heqje Lirisë, falsifikim të dokumenteve të udhëtimit, armë dhe municion” nga Autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kërkohej për ekstradim me njoftim të kuq.
Vendndodhja e drejtuesit të kartelit u përcaktua si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga Dega Kundër Krimeve Narkotike në Stamboll, Dega e Inteligjencës, Drejtoritë e Anti-Kontrabandës dhe Kalimeve Kufitare të Emigrantëve dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë Italiane. Ai u kap gjatë operacionit të kartelit në Beylikdüzü të Stambollit!