Alf-Inge Haaland, babai i Erling Haaland, ishte protagonisti i skenave që askush nuk dëshiron t’i shohë në Bernabeu. Gjithçka ka ndodhur në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City.
VIDEO kur ai tallet me tifozerine dhe eshte i dehur
Babai i norvegjezit padyshim që nuk e ka kaluar mirë në stadium dhe situata është përshkallëzuar në fillimin e pjesës së dytë kur rojet e sigurisë e kanë nxjerrë nga stadiumi.
Babai i sulmuesit të njohur provokoi gjatë gjithë ndeshjes dhe në një moment nisi të gjuante me kikirikë ndaj tifozëve të Real Madridit.
Në shoqërinë e tij ishin edhe disa persona të tjerë, të gjithë dukej se ishin të dehur dhe po debatonin ashpër me tifozët e Realit.
Gjatë daljes, Alf-Inge ka sharë dhe tallur tifozët e Realit, derisa disa roje sigurie e nxorrën nga stadiumi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/