Prishja dhe dëmtimi i ashensorëve në pallatet e Astirit janë kthyer në problem për banorët e zonës. Janë të shumtë mesazhet e qytetarëve që denoncojnë ashensorët me defekt në pallatet ku banojnë. Së fundmi një qytetare banore në zonën e Astirit tek pallati Klensi sh.p.k, shpreh problemin e ashensorit që rri herë hapur e herë mbyllur, për shkak se administratori nuk i ka bërë shërbimin e duhur, madje sipas qytetares askush nga banorët nuk e njeh atë.
Sipas qytetares, ashensori ngec, kur fiken dritat nuk hapet, nuk ka një bateri. Sipas denoncueses, babai i saj ka mbetur 40 minuta brenda ashensori dhe ka pritur deri sa hapën derën. shumë prej pallateve të ndërtuar në Astir janë jashtë standardeve kanë ashensorë problematikë që rrezikojnë jetën e banorëve dhe kjo vërtetohet nga rastet e publikuara nga media jonë.
Qytetarja:
Pershendetje! Jemi ne zonen e astirit “pallati Klensi shpk”. Kjo gjendja e ashensorit qe here rri mbyllur e her rri hapur. Shkak mos sherbimet e bera nga administratori qe as idene se kemi se kush eshte se nuk ka ardhur njeher te marri as leket e shkalles. Shkak banoret qe zgjedhin te rrine ne keto kushte derisa dikush te behet shembull. Mos te flasim per cdo shkalle qe te gjitha hyrjet e daljet e paketave te internetit jane te dala, me kabuj e tela.Kemi femije e kemi pleq, banoret zgjedhin as mos te mblidhen e as mos te flasin nga frika qe administratori do ju kerkoje leket. Ashensori ngec, kur fiken dritat nk hapet, nuk ka nje bateri, dyert here i marrin per te salduar e here i gjejm te shqyera nga banoret. Ju lutem qe ky shqetsim te bjeri ne veshin e dikujt, me mire ta nxjerrin jashte funksionit sesa te behemi mish per top kot. Te lutem ta percjellesh problemin e ashensorit. Meqe lali Eri thot qe ktu punet ecin vaj se dje me ka mbetur babai 40 min brenda….pritem derisa erdhen te hapnin deren. Por nuk vazhdohet me keshtu, asnje kontrroll nk behet, se te vije kontrrolli i ve shiritin. Ne kete zone rane me duket 2 ashensore para disa muajvs, faqja juaj i nxorri. Do presim te behet i treti, i treti i verteti./joq