albona Arapi është një sipërmarrëse e cila është përfaqësuese e “Elian Export” në qytetin e Lushnjes që eksportojnë prodhime të ndryshme bujqësore në Ballkan dhe Europë.
E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Valbona Arapi tha se për vitin 2022, kompania e tyre e mbylli bilancin me 900 kamionë eksportë.
Ajo ka shuar edhe një kuriozitet të drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu se çfarë ushqimi preferojnë në Suedi.
Valbona Arapi: Vitin 2022 e kemi mbyllur me 900 kamionë eksport.
Blendi Fevziu: 900 kamionë? Ku shkojnë 900 kamionë?
Valbona Arapi: Në Ballkan dhe në Europë.
Blendi Fevziu: Ku në Europë? Se mbaj mend në Ukrainë ka pasur eksport.
Valbona Arapi: Edhe Ukraina normalisht që punojmë.
Blendi Fevziu: Tani është bllokuar?
Valbona Arapi: Jo vazhdojmë prapë. Janë vende siç është Gjermania, Suedia, Italia, të gjitha.
Blendi Fevziu: Ma hiq një kuriozitet. Suedezët çfarë hanë?
Valbona Arapi: Speca.
/tvklan.al