Shpejtësia vijon të jetë ende një problem i madh në rrugët e vendit tonë. Pavarësisht thirrjeve për ndërgjegjësim dhe se “shpejtësia vret”, rinia e “TikTok”-ut vazhdon të shfrenojë imagjinatën në timon.
Së fundmi, JOQ ka publikuar një video ku shihet një automjet me shpejtësi marramendëse ku në të udhëtojnë disa të rinj.
Teksa makina është në lëvizje, shoferi i automjetit shihet teksa del nga xhami dhe fillon të bëjë pompa në kabinën e mjetit. Nuk dihet vendodhja e saktë se ku kjo video është regjistruar, por ajo që dihet e sigurt është fakti që “çunat” ja kanë arritur qëllimit të tyre, pra “liket” në TikTok.