Neymar është një nga disa futbollistët që vendosën të vazhdojnë karrierën e tyre në Arabinë Saudite këtë verë. Edhe pse kishte një ofertë nga Barcelona për t’u rikthyer në klubin katalanas, në fund ai nuk mundi t’u rezistojë milionave të Al Hilalit dhe se çfarë bënë në atë klub vetëm për të sjellë Neymarin e ka treguar më së miri videoja e publikuar në rrjetet sociale.
Shumë u habitën kur panë avionin me të cilin Neymar dhe miqtë e tij udhëtonin drejt Arabisë Veriore. Është një Boeing 747, dhe për t’i bërë gjërat interesante, vetëm Neymar dhe shoqëruesit e tij ishin në të dhe një avion kaq i madh ishte vetëm në dispozicion të tij. Pritej që Neymar të mbërrinte me një avion privat më të vogël, por sauditët duhej të tregonin edhe në atë mënyrë fuqinë dhe pasurinë e tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/