Mirlind Daku është padyshim njeriu i momentit te Rubin Kazanin, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka tundur sërish rrjetën në kampionatin rus.
Në takimin që po zhvillohet mes Rubin Kazanit dhe Dynamo Makhachkala, vendasit fituan një penallti, të cilën e mori përsipër 26-vjeçari shqiptar, të cilën e dërgoi në trekëndëshin e portës, e pamundur të kapej nga asnjë portier.
Ky është goli i pestë i Dakut këtë sezon në 6 ndeshje të luajtura dhe i katërti radhazi.
1-0 Daku pic.twitter.com/40XWKMtSUT
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 23, 2024