Albion Rrahmani ka realizuar një debutim ëndrrash në Rumani. Lojtari shqiptar ishte thesari i Ballkanit të Ilir Dajës, nga i cili u transferua drejt Rapidit të Bukureshtit për një shifër rekord në futbollin e Kosovës. Rrahmani ka debutuar sot me fanellën e klubit të ri, për të cilët realizoi një dopietë në fitoren 3-5 kundër U Kraiova 1948.
Sulmuesi 22-vjeçar shënoi golin e tij të parë në minutën e 65, ndërsa në minutën e parë shtesë fiksoi rezultatin në 3-5. Rapidi i Bukureshtit shkon në vendin e tretë në renditjen e kampionatit rumun pas tre pikëve të fituara mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/