Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në sfidë me Salzburg. Mesfushori i Kombëtares bëri debutimin e tij në Champions League me gol, duke lënë gjurmë në fitoren 3-0 të ekipit të tij.
Goli i Qazim Laçit:
@env.alb2 Laci goal vs salzburg 😮💨 #albania #kosovo #laci #spartapraha ♬ original sound – env.alb
Pas kësaj ndeshje Laçi ka folur për mediat, ku ka treguar edhe emocionet e tij për golin e parë në këtë kompeticion. 28-vjeçari ka theksuar se ka një ndeshjesi fantastike dhe se është krenar për skuadrën për këtë fitore.
“Ndjesia është e mrekullueshme, fantastike. Luajta këtë kompeticion për herë të parë. Fituam dhe unë shënova gol. E gjithë skuadra luftoi, jam krenar për të gjithë. Ishte jashtëzakonisht entuziazmuese.
Goli? Kryesisht duhet të falëndroj Viktor Olatunxhin për mënyrën se si më pasoi. Padyshim jam i lumtur që shënova gol, por në të vërtetë dua të uroj të gjithë skuadrën. Në këtë ndeshje e dinim që Salzburg do të mbante shumë topin, por ata ishin të brishtë në prapavijë. Ata u përmirësuan në pjesën e dytë, por ne e merituam këtë fitore”, ka deklaruar mesfushori i Kombëtares.