Ditën e djeshme Policia e Sarandës ka arrestuar 26-vjeçarin, Lilo Mera për kundërshtim dhe dhunim të punonjësit të policisë.
I riu u arrestua pasi të shtunën pasdite u përfshi në një përleshje fizike me një efektiv policie në Ksamil, pas një gjobe të vendosur nga ky i fundit.
JOQ ALBANIA ka mësuar se kundërshtimi i Merës nuk kishte të bënte me vlerën e gjobës, por me rrethanat e vendosjes së saj.
Babai i 26-vjeçarit në një prononcim eskluziv për redaksinë tonë ka treguar se pasi djali është gjobitur është përfshirë në sherr me policin për shkak ai i ka dhunuar edhe nënën.
Selam Mera, një tetraplegjik që nuk lëviz dot as duart e as këmbët, thotë se ka nevojë për ndihmën e djalit për të kryer nevojat dhe lëvizur kudo me makinë.
Ditën që policia ka gjobitur djalin, ai thotë se e kishte thirrur në dyqan për ta ndihmuar dhe për të kryer nevojat personale.
Por sapo djali ka hyrë brenda për të marrë babain invalid, policia e ka gjobitur.
Përveç kësaj, babai i 26-vjeçarit thotë se policia ka dhunuar edhe bashkëshorten e tij dhe e ka ofenduar. Kaq ka mjaftuar që djali të ndërhyjë dhe mbrojë nënën, ashtu si çdo djalë do bënte.
Babai i 26-vjeçarit kërkon drejtësi pasi thotë se policia nuk po tregon të vërtetën dhe djali i tij është në burg.