Istanbulspori do të jetë pjesë e Superligës turke edhe sezonin e ardhshëm. Skuadra nga Stambolli ka mposhtur Umraniesporin me rezultatin e thellë 4-0, duke siguruar kështu mbijetesën. Goli i parë u shënua nga Jetmir Topalli në minutën e 45, ndërsa në të 61-tën sulmuesi shqiptar shërben për bashkëkombasin e tij, Eduart Rrocën, i cili e shtyn topin drejt rrjetës.
Dy gola vendimtarë për Istanbulsporin që u pasuan më pas nga dy të tjerë në minutat shtesë të ndeshjes. Verdhezinjtë përmbushin me sukses objektivin e tyre për këtë sezon dhe një meritë të madhe kanë edhe lojtarët shqiptarë që janë pjesë e klubit nga Stambolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GİRESUNSPOR'U KÜMEYE DÜŞÜREN GOOOOOOOOOL
GOL | İstanbulspor 2-0 Ümraniyespor
⚽️ 61' Rroca
Bu sezon Fenerbahçe'den haksız 5 puan alan Giresunspor'u kümeye düşüren GOOOOOOOOOLpic.twitter.com/xfhsSW9pSm
— 442 FENER (@442fener) June 7, 2023