Ashtu siç pritej, Keidi Bare është lojtari më i ri i Real Zaragozës. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme transferimin e lojtarit shqiptar përmes kanaleve të veta zyrtare. Klubi Real Zaragoza ka shpërndarë një video në “Twitter”, ku shihet një shqiponjë që ulet në krahun e Bares dhe ky i fundit që i drejtohet tifozëve me fjalët: “Tashmë jam këtu”.
🦅 𝑲𝑬𝑰𝑫𝑰 𝑩𝑨𝑹𝑬 es 𝒁𝑨𝑹𝑨𝑮𝑶𝑪𝑰𝑺𝑻𝑨 🇦🇱 pic.twitter.com/4Y3LMkgz98
— Real Zaragoza 🦁 (@RealZaragoza) July 26, 2024
Gjithashtu, klubi ka shpërndarë një foto të lojtarit fierak me flamurin e Shqipërisë në dorë. Kedi Bare ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Real Zaragozën dhe synon ngjitjen në La Liga në sezonin e ardhshëm.