VIDEO/ E trishtë, humb jetën në aksident tragjik 17-vjeçari shqiptar në Greqi

Date:

- Advertisement -

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në Kavallë, Greqi.

Mediet greke raportuan se 17-vjeçari Enea Topi po udhëtontë me motoçikletë bashkë me një person tjetër, kur janë përplasur me kamioniin e plehrave duke përfunduar poshtë rrotave të tij.

VIDEO nga vendi i aksidentit

I riu ka qenë nxënës i shkollës EPAL në Kavallë. Stafi arsimor i shkollës ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike.

Njoftimi i shkollës së Kavallës:

Ndjenjat e dhimbjes së thellë na pushtuan, kur pak kohë më parë u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Studenti ynë është Enea Topi, drejtues i makinerive që u “godit” nën një kamion plehrash të Bashkisë së Kavallës.

Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë. Zoti ia prefte shpirtin dhe i dhente kurajo familjes. Theksojmë edhe një herë, se fëmijët i drejtojnë motoçikletat e tyre herë me patentë, herë pa leje, të pamatur dhe me rrezikshmëri të lartë brenda dhe jashtë qytetit.

Ata nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe mund të pësojnë një aksident në çdo kohë. Këtë vit nxënësit e shkollës janë përfshirë në të paktën 7 aksidente të rënda. Shkolla është në zi dhe nuk është hera e parë… Le të shpresojmë të jetë e fundit./Protothema.gr

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...