Detaje të reja zbulohen nga vrasja e djeshme në Kavajë, ku mbeti i vdekur Arian Gosa. Ajo që e bëri akoma më tragjike dhe të ndjerë këtë ngjarje ishte fakti që në vendngjarje në atë moment ishte babai i viktimës, që po pinte kafe me djalin, pa e ditur se ajo do të ishte e fundit në këtë jetë.
VIDEO ku eshte bere vrasja ne sy te babait te moshuar, e trishte
Bëhet me dije se lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka pasur kamera sigurie. Gjithsesi, autori i krimit Habib Rexha, është identifikuar nga policia me ndihmën e një kamera sigurie, që ndodhet në një biznes rreth 100 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.
Kamerat e sigurisë së një biznesi 100 metra larg vendngjarjes, kanë arritur të pikasin Habib Rexhën duke ikur me vrap, i pa maskuar, me një çantë dhe pistoletën në dorë. Dyshimet e para janë se autori i ka ndjekur për disa ditë lëvizjet e Arian Gosës.
Arian Gosa kishte vetëm pak minuta që ishte ulur në kafe me babanë e tij deri në momentin që u afrua Habib Rexha dhe e qëlloi me plumb në ballë. Ndërkohë, një tjetër detaj është zbuluar rreth autorit. Mësohet se ai nuk e ka dorën e djathtë dhe krimin e ka kryer me të majtën.
Ky detaj e ka ndihmuar grupin hetimor edhe në identifikimin e tij, teksa mësohet se para ngjarjes ai ka lëvizur me një mjet tip “Wolfswagen” tip “Touareg”. Dyshohet se Rexha, familja e të cilit janë me origjinë nga Kukësi, është larguar drejt veriut të vendit pas ngjarjes.