Skena aspak të hijshme kanë ndodhur në përballjen e sotme mes AZ Alkmarit dhe Uest Hemit. Pas përfundimit të ndeshjes, ultrasit holandezë kanë vendosur të sulmojnë fizikisht familjarët e lojtarëve të ekipit kundërshtar. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi. Familja është e shenjtë dhe futbollistët e Uest Hemit kanë vrapuar menjëherë për t’u dalë në mbrojtje.
Ata kanë kapërcyer barrierat që ndodheshin anës fushës për të shkuar drejt tribunës ku ndodheshin të afërt e tyre në mënyrë që të përlesheshin me huliganët. Forcat e sigurisë së stadiumit kanë ndërhyrë për të ulur gjakrat dhe për të qetësuar njëherë e mirë situatën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/