Një debat të nxehtë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 sonte ka sjellur diskutimi mes Lindës dhe Azemit për të cilin pati akuza se ekziston një flirt mes tyre.
Në një video sekuencë, Linda është shfaqur duke thënë se e ka ngacmuar Azemi, ndonëse e di që ajo është e martuar, këtë gjë Azemi e ka mohuar.
Pas këtyre skenave, opinionisti Bled Mane është shprehur se “jam i sigurt se je i virgjër”.
Azemi i ka reaguar ashpër deklaratës së opinionistit, Bledi Mane, i cili më herët gjatë programit e ka quajtur banorin në fjalë “të virgjër”. Azemi ka thënë që Bledi nuk posedon të drejtën të paragjykojë mbi eksperiencat e tij seksuale.
“S’kam qejf me më akuzu me më thënë se jam a nuk jam i virgjër. Ti je opinionist. Unë jam single”, ka thënë Azemi pos tjerash.