Maria Cankoviç, gazetarja serbe ka vizituar disa qytete të Kosovës. Ajo bashkë me disa serbë të tjerë kanë shëtitur në Pejë, Prizren, Rahovec e Hoqë të Madhe.
Me plot emocione dhe e mahnitur nga mikpritja ajo në një lidhje direkte ka treguar gjithë udhëtimin e saj dhe grupit serbë që kryen në Kosovë.
“Ishim në patriakanën e Pejës, pastaj në Deçan, Prizren, Rahovec. Gjumin e kemi bërë në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pas asnjë problem aty”, ka thënë ajo.
Sipas saj, serbët në Serbi gjithmonë janë dezinformuar se në Kosovë ndodh diçka e keqe.
“Ja po ju them qe kjo nuk qëndron. Do t’ju tregoj që kur shkuam me një grup serbësh, në Pejë na është prishur autobusi qytetari nga Kosova na ndihmoi në organizim duke e angazhuar një autobus tjetër për të na mundësuar shëtitjen”, ka thënë bërë me dije që askush nga Serbia që dëshiron ta vizitojë Kosovën, nuk duhet të ketë frikë.
“Nuk ka asnjë vend për frikë”, ka thënë ajo.